Shell Kosova fton qytetaret t’i bashkohen fushatës më të madhe shpërblyese në vend, “Në Shell, çdo blerje ka vlerë!”, duke i dhënë mundësi të artë të gjithë konsumatorëve të hyjnë në garë për të fituar BMW X3, Motoçikleta Aprilia RS125 deri te udhëtime, pako dhuratash dhe voucher për karburant.
“Në Shell, çdo blerje ka vlerë!” është kampanja më e madhe në vend e organizuar këtë vit, që ka për qëllim t’i shpërblejë konsumatorët besnik të Shell. Kjo kampanjë ka filluar me datën 5 qershor, e do të zgjasë deri me datën 22 dhjetor.
Për t’u bërë pjesë e lojës për të fituar çmimet e lartpërmendura është fare e thjeshtë. Çdo blerje prej 30€, qoftë karburant, produkte në market apo në restorant, sjell një kupon të vlefshëm për lojën. Pasi të plotësohet, kuponi hidhet në kutinë e lojës, duke e bërë secilin pjesëmarrës një hap më afër super shpërblimit BMW X3.
Sa më shumë kuponë, aq më afër mundësisë për njërin nga çmimet; numri i kuponëve për person është pa limit.
Fushata do të përcillet përmes një serie postimesh mujore në rrjetet sociale dhe mediave online, duke informuar publikun për fituesit dhe shpërblimet e ardhshme.
Ndërsa çmimet kryesore do të ndahen në transmetim direkt në Klan Kosova, me datën 26 dhjetor.
A ka dhuratë më të mirë për fundvit se sa një BMW X3?
Sa më shumë blerje, aq më shumë mundësi për të fituar.
Shell – Mbaje motorin të ndihet si i ri.
Prishtinë, 30 korrik 2025 – Axians, marka e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit e VINCI Energies, po zgjeron praninë...