Shell Kosova prezanton fushatën më të madhe shpërblyese të këtij viti, duke i kthyer blerjet e përditshme në mundësi për të fituar dhurata të jashtëzakonshme. Me sloganin “Në Shell, çdo blerje ka vlerë!”, kampanja vjen për të shpërblyer besnikërinë e konsumatorëve, duke përfshirë çmime që variojnë nga super-premia BMW X3, Motocikleta Aprilia RS125 deri te udhëtime, pako dhurata dhe voucher për karburant.
Çdo blerje prej 30€, qoftë karburant, produkte në market apo ne restorant, sjell një kupon të vlefshëm për lojën. Pasi të plotësohet, kuponi hidhet në kutinë e lojës, duke e bërë secilin pjesëmarrës një hap më afër super shpërblimit BMW X3.
Shell është më shumë se një pikë furnizimi, është një partner i përditshëm në udhëtimin tuaj. Kjo lojë shpërblyese është mënyra jonë për t’u falënderuar të gjithë konsumatorëve që na besojnë çdo ditë.
Fushata do të përcillet përmes një serie postimesh mujore në rrjetet sociale dhe mediave online, duke informuar publikun për fituesit dhe shpërblimet e ardhshme.
Sa më shumë blerje, aq më shumë mundësi për të fituar.
Shell – Mbaje motorin të ndihet si i ri.
aaaaa