Në gjysmën e parë të muajit mars pritet ratifikimi i Protokollit për anëtarësim në NATO nga ana e Kuvendit të Spanjës, pas çka gjatë atij muaji pritet që Maqedonia e Veriut edhe zyrtarisht të bëhet anëtare e aleancës më të madhe ushtarake-politike në botë, përcjell GazetaExpress.
Këtë e deklaroi ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, e cila dje deklaroi se në Bruksel ishte pjesëmarrëse në takimet e Këshillit veriatlantik, së bashku me ministrat e Mbrojtjes të vendeve-anëtare të Aleancës.
“Sipas të gjitha informacioneve të kolegëve spanjollë, presim ratifikimin në Kuvendin spanjoll në pjesën e parë të muajit mars. Kjo do të thotë se gjatë atij muaji do të jemi në gjendje të vulosim, nënshkruajmë dhe të themi se një përpjekje të madhe dhe një projekt të madh strategjik, të rëndësishëm për shtetin, me sukses e përfunduam”, u shpreh Shekerinska në intervistën për MEDIAL.
Me ministren e Mbrojtjes biseduam për rreziqe eventuale deri në anëtarësimin tonë të plotë në Aleancë, Ligjin për PP dhe mundësinë e miratimit të tij dhe pasojat e mundshme nëse kjo nuk do të ndodhë, por edhe mundësinë e dërgimit të trupave tona në Irak.
Thatë se është çështje ditësh, e jo javësh apo muajsh kur Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtare e fuqiplotë. A keni sot informacione më të hollësishme për ratifikimin spanjoll?
Sipas të gjitha informacioneve të kolegëve tanë spanjollë, ne presim ratifikimin në Parlamentin spanjoll në gjysmën e parë të marsit. Kjo do të thotë se gjatë atij muaji do të jemi në gjendje të vulosim, nënshkruajmë dhe të themi që një përpjekje të madhe dhe një projekt të madh të rëndësishëm strategjik për shtetin, e kemi përfunduar me sukses. Kjo është punë e rëndësishme për brezin tim, për brezat tanë, dhe është sukses që mund të jetë rezultati numër një për vendin tonë që nga pavarësia.
A ka rrezik nga pala jonë që diçka të del jashtë kontrollit në lidhje me anëtarësimin tonë të plotë?
Nuk pres probleme dhe nuk pres situata të paparashikuara. Megjithatë punojmë për të mos humbur as edhe një ditë dhe as edhe një mundësi. Kishte shumë të cilët vitin e kaluar në mënyrë të relaksuar thonin se gjithçka kishte mbaruar. Mbaj mend takimet që kam pasur me kolegët tuaj në Bruksel para verës, të cilët kishin frikë ndoshta më shumë se disa ratifikime tjera në vende tjera. Doli që vlerësimi ynë ishte me të vërtetë i saktë, se e vetmja surprizë e mundshme e pakëndshme mund të ishte kalendari ynë zgjedhor ose rregullat zgjedhore në Spanjë. Kjo nuk na ndali të jemi në vendin ku mblidhen të gjithë liderët botërorë. Nuk na pengon të jemi të pranishëm në tavolinë në Londër dhe të tregojmë se me të vërtet përfaqësojmë vendin, për të cilin dinë se çfarë dëshiron dhe dinë sesi ta realizojë atë. Punojmë absolutisht për të shfrytëzuar çdo orë dhe çdo ditë të muajit dhe për këtë jemi të vendosur në këtë opsion që Kuvendi ta ratifikojë Marrëveshjen e Uashingtonit para ratifikimit spanjoll, të mos lëmë vakuum, të mos lëmë hapësirë të zbrazur dhe të mos humbim as edhe një ditë. 27 vite e presim këtë. Turp do të ishte që atëherë kur e kemi mundësinë, të mos e shfrytëzojmë menjëherë.
Kur do të ngritet flamuri i Maqedonisë së Veriut në selinë e NATO-s?
Kjo ende varet nga kalendari spanjoll, por siç thashë në fillim, unë do të thosha se marsi do të jetë muaj i bukur që era e Brukselit ose e Belgjikës të tregojë se sa i bukur është flamuri i vendit tonë.
Sa ka rrezik që Ligji për PP-në të mos kalojë pas kërcënimeve të opozitës për bojkot dhe nëse ndodh kjo, a ekziston rrezik që Maqedonia të mos marrë datë për negociata në mars?
Vendimet evropiane varen nga liderët evropianë. Vendimet tona varen nga institucionet tona. Dhe për këtë në vend që të parashikoj dëshiroj diçka të porosis. Kuvendi në Shkup, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut është vendi ku zhvillohen betejat evropiane. Dhe secili, i cili të paktën një herë e ka përmendur BE-në para kamerës, dhe secili që një herë ka shkruar anëtarësim në BE në programin e tij zgjedhor, duhet ta dijë se anëtarësimi në BE, fillimi i negociatave nënkupton përgjegjësi si Qeveri dhe si njerëz treguam se i bartim dhe i ndërmarrim edhe rreziqet dhe përgjegjësinë për secilin prej neve. Ne përgjegjësinë tonë si Qeveri dhe si njerëz treguam se e bartim dhe se i ndërmarrim edhe rreziqet dhe përgjegjësinë. Opozita është në lëvizje. Nëse në këtë test, nëse në çështjen për të cilën ekziston unitet, NATO, BE, Amerika, të gjithë që e dinë procesin, thonë se duhet ta bëni këtë, nëse atij testi nënshtrohen, me të vërtetë do të dëshmojnë se janë vetëm dorë e zgjatur e një të arratisuri në Budapest dhe se qëllimi i tyre i vetëm është që ende ta mbrojnë krimin dhe korrupsionin e tij.
A është biseduar në këtë mbledhje për dërgimin e më shumë trupave në Irak dhe a ofroi Maqedonia diçka për këtë?
Ne në vitin e fundit në kuadër të Kartës së Adriatikut, domethënë Grupi i vendeve të rajonit tonë dhe SHBA-ja tashmë biseduam për mundësinë që të dërgojmë oficerë tanë, të cilët do të punojnë në pjesën trajnuese të misionit në Irak. Megjithatë ngjarjet në Irak gjithë këtë e vendosën në plan të dytë. Do të presim që ta shohim vendimin formal të NATO-s. Sipas të gjitha parashikimeve, NATO do të marrë një pjesë të madhe të misioneve të koalicionit në Irak, dhe ne do të jemi të gatshëm, veçanërisht në pjesën e trajnimeve, të dërgojmë oficerë ose nënoficerë tanë, duke e marrë parasysh përvojën e madhe të cilën Armata jonë e ka jo vetëm në Afganistan, por gjithashtu edhe në Irak./GazetaExpress/
Besmir Lika