Shekerinska në Konferencën e Sigurisë në Munih - Gazeta Express
string(46) "shekerinska-ne-konferencen-e-sigurise-ne-munih"

Shekerinska në Konferencën e Sigurisë në Munih

Gazeta Express

14/02/2020 14:46

Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot dhe nesër do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munih, përcjell GazetExpress.

Shekerinska, siç bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes, do të flasë në panelin “Shkelje e perceptimit për lidership më të mirë”.

Lexo Edhe:

Në kuadër të konferencës Shekerinska do të marrë pjesë në takimin joformal të ministrave të Mbrojtjes të cilën e organizon ministrja gjermane Anegret Kramp-Karenbauer.

Konferenca e Sigurisë në Munih është një nga konferencat globale dedikuar sigurisë dhe mbrojtjes në të cilën këtë vit marrin pjesë mbi 500 liderë botërorë, kryetarë, kryeministra, ministra, përfaqësues të sektorit të biznesit, sektorit joqeveritar dhe bashkësisë akademike./GazetaExpress/

Besmir Lika