Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot qëndroi për vizitë në kazermën “Çede Filipovski – Dame” në Kërçovë. Qëllimi ishte që të falënderojë ushtarët për kontributin të cilin e dhanë në luftën me menaxhimin me pandeminë Kovid-19.
Në solemnitetin në kazermën ishin shpërblyer ushtarët të cilët më së shumti ishin dalluar në këtë periudhë. Para pjesëtarëve të armatës foli ministrja Shekerinska e cila foli për sukseset dhe arritjet e armatës sonë në periudhën prej dy viteve
“Secila armatë e vërtetë është e gatshme tu dalë në ndihmë dhe t’i mbrojë qytetarët e saj. Që prej para dy muajve e gjysmë armata u shpërnda në linjat e para të luftës, bashkë me punonjësit shëndetësorë dhe policinë, armata i siguronte kufijtë e shtetit, objektet vitale, e kontrollonin hyrjen dhe daljen e akseve rrugore në rajonet e krizës, në mbështetje të vetëqeverisjeve lokale dhe në të gjitha ato hapa ishte me popullin e saj. Me shembullin tuaj dëshmuat se si duhet të mbrohemi, ndamë ndihma humanitare, e ngritëm spitalin mobil para Klinikës Infektive, për fat të mirë nuk u përdor, e përmbushët misionin tuaj që të jeni në shërbim të qytetarëve. Për këtë unë do t’i vizitoj të gjitha kazermat që t’iu falënderoj në emër të të gjithë qytetarëve”, tha Shekerinska.
tag_katrorimaqedoni_2
Kreditimi Rural i Kosovës (KRK), është një institucion mikrofinanciar në Kosovë, që do të përfitojë një kredi prej 10...