Shehu: KSHZ ka ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitetet e duhura për zbatimin e procesit zgjedhor - Gazeta Express
string(97) "shehu-kshz-ka-ndermarre-te-gjitha-masat-dhe-aktivitetet-e-duhura-per-zbatimin-e-procesit-zgjedhor"

Maqedoni

Gazeta Express

21/02/2024 10:43

Shehu: KSHZ ka ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitetet e duhura për zbatimin e procesit zgjedhor

Maqedoni

Gazeta Express

21/02/2024 10:43

Organizimi i zgjedhjeve të dyfishta në maj të këtij viti, do të kushtojë përafërsisht 17 milionë euro, ka bërë të ditur Ditmire Shehu nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Shehu për “TV21” njofton se edhe në KSHZ ka pasur avancime dhe punësime të reja, të cilat tashmë janë aprovuar nga Ministria e Financave.

Lexo Edhe:

“Para se të shpallen zgjedhjet nga Ministria e Financave veç na dhanë pëlqim për punësim dhe avancim e të punësuarve në KSHZ dhe gjithashtu në bazë të Kodit Zgjedhor kemi mundësi të angazhojmë edhe trupa ndihmës”, tha Shehu.

Ajo deklaroi se që nga viti i kaluar e kanë ditur se ky vit do të jetë vit zgjedhor, por fakti se do të jenë të dyfishta sipas saj e lehtëson punën ngaqë administrata nuk do të angazhohet për dy cikle.

“Po, Komisioni Shtetëror Zgjedhor prej vitit të kaluar e dinim se është vit zgjedhor dhe se do të kemi dy palë zgjedhje, mirëpo ndoshta nuk e dinim se do të jenë në të njëjtën kohë. I kemi ndërmarrë të gjitha aktivitetet sa i përket realizimit dhe zbatimit të procesit zgjedhor.