Sheholli ndalohet për 48 orë, operacioni u krye me asistencë të AKI, Prokuroria jep detaje tjera - Gazeta Express
string(94) "sheholli-ndalohet-per-48-ore-operacioni-u-krye-me-asistence-te-aki-prokuroria-jep-detaje-tjera"

Lajme

Gazeta Express

09/10/2025 10:20

Sheholli ndalohet për 48 orë, operacioni u krye me asistencë të AKI, Prokuroria jep detaje tjera

Lajme

Gazeta Express

09/10/2025 10:20

Prokuroria Speciale ka lëshuar një komunikatë për arrestimin e Fatmir Shehollit nën dyshimet për spiunazh.

Në komunikatë thuhet se arrestimi i të dyshuarit është kryer me asistencë nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë.

Ai është ndaluar për 48 orë dhe njësitet e policisë janë duke kryer bastisje në vendbanimit e Shehollit.

“Pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, të enjten hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës kanë arrestuar F.SH., nën dyshimet për veprën penale “Spiunazh”. I dyshuari F.SH., është arrestuar në regjionin e Prishtinës, nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Spiunazh”, nga neni 124 paragrafi 3 të KPRK-së. Operacioni i arrestimit është kryer edhe me asistencë të Agjencisë së Kosovës pë Inteligjencë. Me aktvendim të Prokurorisë Speciale, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, dhe nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës janë duke u kryer bastisje në vendbanimin e të dyshuarit, me qëllim të sigurimit edhe të provave të tjera materiale. Prokuroria Speciale e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordnim me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi, për të cilat publiku do të njoftohet në kohë.”