Sheholli: Manipulimet me vota janë projekt i drejtpërdrejt i qeverisë së Beogradit - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

23/02/2021 17:47

Sheholli: Manipulimet me vota janë projekt i drejtpërdrejt i qeverisë së Beogradit

Lajme

Gazeta Express

23/02/2021 17:47

Njohësi i marrëdhënieve shqiptaro-serbe, Fatmir Sheholli ka komentuar zhvillimet e fundit që kanë të bëjnë me dyshimet se Lista Serbe ka ndikuar tek votat e minoriteteve dhe tek Iniciativa e Adriana Hoxhiqit, shkruan Gazeta Express.

Ai në emisionin Frontal në T7, ka thënë se Lista Serbe është shumë e fuqishmen në Kosovë dhe ndikuese tek minoriteti serb.

“Lista Serbe është e fortë. Nuk e di për punë të rrezikshmëri por 40 mijë rroga në muaj Qeveria e Serbisë ua jep serbëve në veri. Janë pra 40 mijë vota dhe është e pamundur që të luftohet politikisht me këtë çështje”, ka thënë ai.

Sipas tij edhe çështja e marrjes së votave nga Iniciativa e Adriana Hoxhiqit është projekt i Serbisë.

“Ata i kanë 10 komuna, 10 përfaqësues në Parlament, kanë ministra. Në këtë aspekt sa i përket votave që po përfliten është projekt i drejtpërdrejt i kabinetit të Serbisë. Është folur shumë më herët për këtë çështje që mund të ndodh kjo. Në këto vendet e rezervuara që janë të parapara. Ne e njohim Adriana Hoxhiqin. Ajo ka qenë aktiviste e fuqishme në veri”

Sipas tij për tu tejkaluar ky problem, fletëvotimet e minoriteve do të duhej që të ishin me ngjyra.

“Kishte me qenë shumë më e arsyeshme që ato fletëvotime të jenë me ngjyra dhe në bazë të tyre të votojnë minoritetet. Do të ishte mirë që të anuloheshin krejtësisht zgjedhjet dhe të mbahen vetëm për minoritetet, me fletëvotime me ngjyra sipas tyre. Unë mendoj se vetëm kjo mundësi ekziston por se a do të ndodh kjo unë nuk e di”, ka deklaruar ai.

Analisti më tutje foli edhe për sulmin që ka ndodhur së fundmi, ndaj Nikolles, djalit të politikanit serb  Nenad Rashiq.

“Organet e drejtësisë po merren në mënyrë korrekte me këtë.  Ne kemi këso raste edhe në shkollat. Kemi pas rrahje e therje me thikë, por ku ndodhin te serbët është një konfuzitet më i madh. Motivi i saktë për mua është pikëpyetje për shkak që Lista Srpska e ka dënuar është çështje. A e kanë bërë që ta mbulojnë këtë çështje apo ka diçka, unë isha rezervuar këtu.ne duhet ta kuptojmë që Beogradi zyrtar e ka rregulluar këtë prizëm politik në Kosovë”, ka thënë ai. /Express/