Shehi: Amerikanët dhe Evropa e kanë kuptuar që Rama është mashtrues - Gazeta Express
string(66) "shehi-amerikanet-dhe-evropa-e-kane-kuptuar-qe-rama-eshte-mashtrues"

Shehi: Amerikanët dhe Evropa e kanë kuptuar që Rama është mashtrues

Gazeta Express

22/05/2020 23:12

Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi theksoi se opozita e bashkuar ka qenë gjithmonë në tryezën për Reformën Zgjedhore dhe nuk është tërhequr nga kërkesa për ndryshimin e sistemit.

Në një lidhje direket me edicionin e lajmeve në “Vizion Plus”, Shehi e konsideroi një ndërhyrje pozitive propozimin e Ambasadës së SHBA-ve për sistemin danez.

Lexo Edhe:

“Opozita ka qenë gjithmonë në tryezën e reformës zgjedhore. Të hënën u la për shkak të shembjes së Teatrit Kombëtar dhe mirë bëmë që t’i kujtojmë Ramës dhe bandës së tij që jo gjithçka kapërdihet. Nuk jemi tërhequr nga kërkesa për ndryshimin e sistemit. Ka hapësirë për ta parë propozimin e ri. Një sistem i ri do t’i bënte mire Shqipërisë. Ne e marrim me seriozitet të madh çdo propozim nga Amerika. Ka diskutim nëse sistemi danez është sistemi i duhur. Është pozitive që ka ndërhyrë Ambasada e SHBA-vë, do të ishte mirë që të ndërhynte më përpara. Ka ende kohe për t’u marrë në konsideratë idetë e reja”, tha Sehi.

Sa i përket shqetësimit të ngritur nga ambasadorja Yuri Kim se po bëhet një marrëvëshje prapa krahëve për të vrarë Reformën në Drejtësi, Shehi tha se kryediplomatja i është drejtuar në mënyrë direkte kryeministrit Edi Rama.

“I adresohet vetëm Edi Ramës. Opozita shqiptare nuk ka snjë detyrim, nuk ka mundësi që të ndërhyjë në reformën zgjedhor. A kemi dalë nga Parlamenti? Nuk kemi asnjë votë. Parlamenti e kontrollon të gjithën Edi Rama. Që kur jemi larguar ne nga Parlamenti, e cila është abuzive, me thënë të vërtetën, ëshëte pjesë që e ka bërë Edi Rama me bandën e vetë parlamentare. Ne kemi detyrim moral, por jo ligjor. Ambasadorja i është drejtuar direkt Edi Ramës sepse e kanë kuptuar Evropa dhe amerikanët që ky është një mashtrues që po gënjen shqiptarët, por edhe të huajt. Falët Zotit”, deklaroi Shehi.