Shefki Kuqi tregon se përse nuk e mori drejtimin e Kosovës U21 - Gazeta Express
string(62) "shefki-kuqi-tregon-se-perse-nuk-e-mori-drejtimin-e-kosoves-u21"

Shefki Kuqi tregon se përse nuk e mori drejtimin e Kosovës U21

Sport

Gazeta Express

07/12/2022 22:48

Ish-futbollisti i njohur nga Kosova, Shefki Kuqi, ka folur në emisionin “Favoriti i Botërorit” në T7 rreth Kombëtares U21 të Kosovës.

Kuqi ishte shprehur i gatshëm që të marrë drejtimin e kësaj grupmoshe, por që në fund nuk ishte arritur një marrëveshje, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

46-vjeçari, i cili tha se ka stafin e tij me trajnerë anglezë, zbuloi se marrëveshja dështoi shkaku i projektit.

“Ai që është marrë me futbollin e dinë se përderisa të bëhet nënshkrimi, nuk ka asgjë. Kemi biseduar. Projekti nuk është përshtatur. Nuk ka pasur peshë ana financiare, por janë disa gjëra tjera”, tha Kuqi.

Ish-reprezentuesi i Finlandës gjithashtu tha se nuk ka hequr dorë nga misioni i tij për të kontribuar për futbollin kosovar.

“Nuk kam heq dorë. Shpresoj që të më jepet ajo shans. Të shohim”, deklaroi Kuqi. /Gazeta Express/