Shefki Kuqi tregon në "Favorit" si ishte kërcënuar nga serbët në Finlandë - Gazeta Express
string(71) "shefki-kuqi-tregon-ne-favorit-si-ishte-kercenuar-nga-serbet-ne-finlande"

Shefki Kuqi tregon në “Favorit” si ishte kërcënuar nga serbët në Finlandë

Botërori 2022

Gazeta Express

07/12/2022 22:22

Ish-futbollisti i njohur, Shefki Kuqi është i ftuar në emisionin sportiv “Favoriti i Botërorit” në Televizionin T7.

Ai e tregoi një rast kur ishte kërcënuar nga serbët në Finlandë, shkruan Gazeta Express.

Ai nuk kishte pranuar të udhëtonte për t’u përballur me Crvena Zvezdan në Beograd, nga ku ishin nisur edhe kërcënimet.

“97-tën në Helsinki kur jam kanë tu lujt, na ra Crvena Zvezda në short. Në lojën e parë pati shumë provokime. Në ndeshjen kthyese në Beograd u ulëm me bisedu me trajnerin edhe vendosëm që unë mos me shku. Ishte befasi atje, pasi nuk ishin mësuar me këto gjëra. Më pas mediat në Finlandë erdhën me bo intervistë, pas disa ditëve po më thirr gazetarja me u taku. Më tha që ka pas thirrje nga serbët, duke i thënë që me kqyr mbrapa prej sot edhe në Helsinki. Ishte frikësuar shumë”, tha Kuqi në emisionin “Favoriti i Botërorit” në T7.