Shefja e UNMIK'ut: Veprimet e njëanshme rrezikojnë erozionin e mëtejshëm të besimit brenda komuniteteve - Gazeta Express
string(101) "shefja-e-unmikut-veprimet-e-njeanshme-rrezikojne-erozionin-e-metejshem-te-besimit-brenda-komuniteteve"

Lajme

Gazeta Express

16/01/2025 12:24

Shefja e UNMIK’ut: Veprimet e njëanshme rrezikojnë erozionin e mëtejshëm të besimit brenda komuniteteve

Lajme

Gazeta Express

16/01/2025 12:24

Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, tha se është e shqetësuar për veprimet e autoriteteve të Kosovës për mbylljen e strukturave paralele nga Serbia në mbarë Kosovën.

Ajo tha se është e shqetësuar për ndikimin që mbyllja e tyre “në jetën e përditshme të individëve, veçanërisht atyre nga komunitetet joshumicë, të cilët varen drejtpërdrejt nga këto institucione”.

“Veprime të tilla të njëanshme rrezikojnë erozionin e mëtejshëm të besimit ndërmjet komuniteteve dhe autoriteteve të Kosovës”.

Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm Ziadeh përsërit thirrjet që çështjet e pazgjidhura të diskutohen “në mënyrë konstruktive, në komunikim të hapur dhe në mirëbesim” brenda dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Ajo tha se u bën thirrje të gjithëve që të punojnë drejt zgjidhjeve të negociuara dhe të qëndrueshme për mirëqenien dhe sigurinë e të gjithë njerëzve në Kosovë, si e vetmja rrugë e pranueshme përpara./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement