Shefja e stafit të Osmanit pasi presidenti serb foli mirë për Assadin: Vrasja e të pafajshmëve përcakton idenë e Vuçiçit për lirinë - Gazeta Express
string(130) "shefja-e-stafit-te-osmanit-pasi-presidenti-serb-foli-mire-per-assadin-vrasja-e-te-pafajshmeve-percakton-idene-e-vucicit-per-lirine"

Lajme

Gazeta Express

01/11/2025 12:07

Shefja e stafit të Osmanit pasi presidenti serb foli mirë për Assadin: Vrasja e të pafajshmëve përcakton idenë e Vuçiçit për lirinë

Lajme

Gazeta Express

01/11/2025 12:07

Shefja e stafit të Presidentes, Vjosa Osmani, Learta Hollaj, ka reaguar ndaj një deklarate të presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic, përmes të cilës kreu i shtetit serb e ka quajtur qasjen e Bashar Al Assadit si “liridashëse”.

Hollaj ka thënë se ky vlerësim i presidentit serb vjen pavarësisht faktit se Vuçiq e di që Asssad ishte një gjenocidist që përdori armë kimike kundër fëmijëve.

Ajo ka thënë se kjo s’është hera e parë që Vuçiq bën deklarime të tilla, duke kujtuar edhe lavdet e bëra për Sllobodan Millosheviqin.

“Megjithatë, kjo nuk është hera e parë! Ai e quajti gjithashtu Millosheviqin “një njeri të madh me qëllime të mira”.”, ka shkruar ajo

Në fund të reagimit të saj, shefja e stafit të Osmanit ka thënë se vrasja e njerëzve të pafajshëm e definon idenë e Vuçiqit për liri.

“Mendoj se vrasja e të pafajshmëve përcakton idenë e Vuçiçit për lirinë”, ka përfunduar ajo./GazetaExpress/