Shefi iranian i drogës dënohet me 37 vjet burg - Gazeta Express
string(46) "shefi-iranian-i-droges-denohet-me-37-vjet-burg"

Lajme

Gazeta Express

10/06/2021 22:12

Shefi iranian i drogës dënohet me 37 vjet burg

Lajme

Gazeta Express

10/06/2021 22:12

Aram Sheibani, 40 vjeç, një shef droge, është dënuar me 37 vjet burg në Mbretërinë e Bashkuar për disa akuza, ku më kryesorja ishte trafiku ndërkombëtar i drogës.

Sipas Daily Mail, Aram Sheibani, me origjinë nga Irani, njihej për jetën e tij luksoze, ndërsa kishte një pasuri prej më shumë se 5 milionë paund në Mbretërinë e Bashkuar dhe Spanjë, duke u deklaruar si një biznesmen.

Lexo Edhe:

Dy vite më parë, policia gjeti 167 mijë paund të fshehura në një kasafortë në banesën e tij në Altrincham. Në të gjitha pronat e tij, policia sekuestroi 1,2 milionë paund, si dhe 1,3 milionë paund në kriptovaluta. Gjithashtu, policia gjeti edhe vepra arti me vlera mjaft të mëdha.

Ai udhëtonte shpesh në vendet më luksoze të botës, Dubai, Amsterdam, Ibiza, e të tjera nga ku janë publikuar foto në të cilat ai shihej mes femrave në festa të mëdha. 40-vjeçari kishte edhe disa makina luksoze si Bentley, Porsche dhe një Mercedes të krahut të butë.

Pas hetimit, Sheibani, familja e të cilit kishte emigruar nga Irani në Britani në vitin 1986, u dënua për mashtrim, falsifikim, trafik droge dhe akuza të tjera.