Shefi i Zyrës së BE’së në Presidencë,  diskuton me Osmanin për bllokadën politike dhe “hapat e mëtejmë” - Gazeta Express
string(98) "shefi-i-zyres-se-bese-ne-presidence-diskuton-me-osmanin-per-bllokaden-politike-dhe-hapat-e-metejme"

Ballina

Gazeta Express

21/07/2025 15:25

Shefi i Zyrës së BE’së në Presidencë,  diskuton me Osmanin për bllokadën politike dhe “hapat e mëtejmë”

Ballina

Gazeta Express

21/07/2025 15:25

Presidentja Osmani e ka pritur të hënën në takim shefin e Zyrës së BE’së në Kosovë estonezin Aivo Orav.

Sipas një njoftimi të lëshuar nga Presidenca, dy bashkëbiseduesit kanë diskutuar situatës aktuale politike.

“Në fokus të takimit ishte çështja e konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, hapat e mëtejmë, ndikimi i moskonstituimit në proceset e rëndësishme për vendin, si dhe në raportet me Bashkimin Evropian” theksohet në komunikatë.

Po ashtu bëhet e ditur se Osmani gjatë takimit  ka theksuar rëndësinë e heqjes së masave të BE’së ndaj Kosovës dhe ka kërkuar që BE ta trajtojë aplikimin e Kosovës për statusin e vendit kandidat.

Njoftimi i plotë

Presidentja Osmani priti në takim, shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, z. Aivo Orav

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, me të cilin diskutoi rreth situatës aktuale politike në vend dhe zhvillimeve të fundit.

Në fokus të takimit ishte çështja e konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, hapat e mëtejmë, ndikimi i moskonstituimit në proceset e rëndësishme për vendin, si dhe në raportet me Bashkimin Evropian.

Presidentja Osmani dhe Ambasadori Orav diskutuan gjithashtu për një sërë çështjesh që ndërlidhen me raportet ndërmjet Kosovës dhe BE-së, ku Presidentja ritheksoi rëndësinë e heqjes së plotë të masave të padrejta ende në fuqi, si dhe të trajtimit të aplikacionit të Kosovës për marrjen e statusit të vendit kandidat.