Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë: Kurti është ftuar zyrtarisht në Bruksel për një takim bilateral - Gazeta Express
string(96) "shefi-i-zyres-se-be-se-ne-kosove-kurti-eshte-ftuar-zyrtarisht-ne-bruksel-per-nje-takim-bilateral"

Lajme

Gazeta Express

08/04/2021 22:08

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë: Kurti është ftuar zyrtarisht në Bruksel për një takim bilateral

Lajme

Gazeta Express

08/04/2021 22:08

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomaz Szunyog, ka thënë se kryeministri Albin Kurti është ftuar zyrtarisht që ta vizitojë Brukselin për një takim bilateral.

“Ka tashmë ftesë zyrtare për kryeministrin Kurtin që ta vizitiojë Brukselin në kuptimin bilateral dhe shpresojmë që kjo vizitë të ndodh së shpejti, si dhe të vijë Kurti e të diskutojmë se si të vazhdojmë me dialogun. Prapë, besojmë që të mos jetë diqka që të shtyhet apo të vonohet sepse nuk ka kohë për të humbur”, tha ai.

Lexo Edhe:

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë tha se shpresojnë që ky takim bilateral të bëhet në javët në vazhdim.

“Ne po shpresojë që të bëhet në javët në vijim ky takim bilateral”, tha ai në Rubikon.

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë ka folur edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai beson se marrëveshja mes dy vendeve mund të arrihet brenda ca muajve, nëse të dy palët negociojnë me seriozitet.

“Ne në BE jemi thjesht lehtësues të këtij dialogu. Ne besojmë që mundemi të arrijmë relativisht shpejt në marrëveshjen gjithëpërfshirëse, ligjërisht obligative që do të zgjidhte të gjitha çështjet e hapura. Varet nga dy palët.  Mund të bëhet brenda ca muajsh, sigurisht jo 10 vjet. Por, varet nga gatishmëria, vullneti e përgatitja e dy palëve.

Kjo komplikohet edhe më tutje me ndërrimin e qeverive e zgjedhjet e tjera. Por, gjithsesi në kuadrin që kemi tani, është diçka që mund të arrihet brenda muajsh, nëse dyja parët janë vërtet të gatshme dhe të negociojnë seriozisht”, tha Szunyog.

Kujtojmë se kryeministri Albin Kurti, gjatë fushatës zgjedhore, dialogun me Serbinë e kishte vendosur në prioritetin e tij të katërt.