Zv.shefi i zjarrfikësve jep detaje rreth veturës në të cilën dyshohet se u vra Qerim Kelmendi - Gazeta Express
string(98) "shefi-i-zjarrfikesve-ne-peje-jep-detaje-rreth-vetures-ne-te-cilen-dyshohet-se-u-vra-qerim-kelmendi"

Zv.shefi i zjarrfikësve jep detaje rreth veturës në të cilën dyshohet se u vra Qerim Kelmendi

Gazeta Express

27/02/2020 14:28

Zëvendësshefi i Shtabit të Zjarrfikësve në Pejë, Kapllan Nikqi, ka dhënë detaje për Express-in lidhur me intervenimin e zjarrfikësve për ta shuar zjarrin në veturën ku është gjetur i vdekur ish-pjesëtari i UÇK-së, Qerim Kelmendi

Nikqi ka treguar se kur zjarrfikësit kanë arritur në vendin e ngjarjes, e gjithë vetura ka qenë në flakë. Sipas tij, zjarri është shuar pas 3-4 minutash.

Lexo Edhe:

“Rreth orës 01:00 pas mesnate zjarrfikësit kanë marrë një informatë për djegien e një veture në fshatin Llabjan. Zjarrfikësit të gjithë veturën e kanë gjetur në flakë. Zjarri nuk ka dalë jashtë veturës së djegur. Për katër minuta zjarrfikësit kanë shku në vendin e ngjarjes. Na kanë tregu se një person ka qenë brenda i djegur. Dyert nuk i kanë hapur se nuk kanë të drejtë. Për tre-katër minuta është ndalë zjarri”, ka deklaruar Nikqi.

Ndryshe, Qerim Kelmendi është gjetur i vdekur në veturën e tij në orët e para të mëngjesit në rrugën “Bajram e Besim Kelmendi”, në fshatin Zahaq të Pejës. /Gazeta Express