Shefi i zjarrfikëses Tiranë, Luan Shehu, ka treguar momentin e parë kur ka marrë njoftimin për ngjarjen tronditëse në Kombinat dhe kur kanë hyrë për herë të parë në shtëpi.
Shehu u shpreh se morën njoftimin nga qendra se në një shtëpi nuk kishin parë prej disa ditësh njerëz që hynin apo dilnin nga aty.
“Na thanë gjithashtu se nga shtëpia po vinte edhe erë e rëndë”, tregoi ai.
“Është një aksion rutinë që e bëjmë në raste zjarri, por kësaj radhe ishte për njerëz që nuk i kishin parë prej disa ditësh. Hapëm derën e jashtme dhe menjëherë nisëm të kërkonim për qeniet njerëzore, pasi detyra jonë është fillimisht kërkim-shpëtimi. Në fillim pamë nënën e cila nuk jepte shenja jete dhe më pas vajzën, Blerta, që lëshoi dy pika loti, nuk e di pse”, tha Shehu në “Shqipëria Live”.
“Si shërbimi i rendit, qarkullimit, zjarrfikësit dhe urgjenca ishin në vendin e ngjarjes. Menjëherë larguam vajzën që jetonte dhe me të u morën mjekët.
Po të kishim ikur 2-3 ditë përpara në atë shtëpi, ndoshta Zhaneta do të ishte gjallë. Në punën tonë edhe sekondat janë të vlefshme”, rrëfeu shefi i zjarrfikëses Tiranë.
A jeni gati për shpërblimin më të madh në vend nga ETC, Lider i shërbimit dhe tregtimit në vend....