Shefi i UNICEF’it: Sonte në Prishtinë arrijnë shiringat që do të përdorën për vaksinën anti-Covid - Gazeta Express
string(95) "shefi-i-unicefit-sonte-arrijne-ne-prishtine-shiringat-qe-do-te-perdoren-per-vaksinat-anti-covid"

Shefi i UNICEF’it: Sonte në Prishtinë arrijnë shiringat që do të përdorën për vaksinën anti-Covid

Lajme

Gazeta Express

25/02/2021 22:37

Shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin, ka thënë se në fluturimin e sotëm, do të arrijnë në Kosovë shiringat që do të përdoren për vaksinat anti-COVID.

Përmes Tëitter-it, Sahin tha se së shpejti edhe detaje të tjera për arritjen e vaksinës do të bëhen të ditura.

Lexo Edhe:

“Me fluturimin e sotëm do të arrijë dërgesa e parë e shiringave që do të përdorën për vaksinat anti-COVID në Prishtinë. Së shpejti detaje edhe për arritjen e vaksinave. Bashkë mundemi!”, shkruan Sahin.

Ndryshe, plani i vaksinimit të qytetarëve të Republikës së Kosovës me vaksinën anti-COVID tashmë është miratuar.

Ministria e Shëndetësisë (MSh) në një përgjigje për Telegrafin ka thënë se presin përgjigje nga COVAX  që gjatë kësaj jave të dihet data kur këto vaksina do të arrijnë në Kosovë.

Sipas MSH-së vetëm konfirmimi nga COVAX pritet që të fillojë procesi i vaksinimit.

“MSh pret që këtë javë të informohet nga mekanizimi COVAX për datën e arritjes së dozave të para të vaksinës, dhe të fillojë praktikisht procesi. Plani i vaksinimit është përgatitur e miratuar dhe po pritet vetëm konfirmimi prej këtij mekanizimi”, thuhet në përgjigjen e ministrisë.