Një delegacion i Ushtrisë së Maqedonisë, i udhëhequr nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, gjeneral Major Sasko Lafçiski, e përfundoi vizitën shumëditore të punës në Forcat e Armatosura të SHBA-së me takime me përfaqësues të lartë të Forcave të Armatosura (FA) të SHBA-së në Pentagon, Uashington, përcjell Gazeta Express.
“Dje, Gjenerali Lafçiski u takua me shefin e shtabit të Ushtrisë së SHBA-së, gjeneralin Randy George, në të cilin u konfirmua niveli i lartë i besimit dhe bashkëpunimit midis dy ushtrive. Në takim u ndanë përvojat e Ushtrisë së SHBA-së në drejtimin e konflikteve moderne, duke përfshirë zhvillimin e aftësive të reja, kryesisht në përballjen me kërcënimet nga dronët dhe sistemet pa pilot. Përveç kësaj, u diskutua rëndësia strategjike e poligonit të stërvitjes ushtarake Krivolak dhe mundësitë për zhvillimin e tij, me qëllim rritjen e kapaciteteve për kryerjen e stërvitjeve dhe ushtrimeve”, thuhet në njoftim.
Si pjesë e vizitës, Gjenerali Lafçiski u takua edhe me shefin e G-8 të Ushtrisë së SHBA-së, gjeneral Lejtnant Peter Benhoff, dhe përfaqësues të Drejtorisë së SHBA-së për bashkëpunim mbrojtës. Gjatë takimeve, u diskutuan proceset që lidhen me pajisjen dhe modernizimin e Ushtrisë.
Takimet e djeshme të gjeneral Lafçiski në Uashington u paraprinë nga një sërë aktivitetesh të rëndësishme, duke përfshirë takim me zëvendës shefin e Shtabit të përbashkët të Forcave të Armatosura të SHBA-së, gjeneralin Christopher Mahoney, pjesëmarrjen në ceremoninë ceremoniale me rastin e transferimit të detyrës së Komandantit të Gardës Kombëtare (GK) të Vermontit dhe takim me Komandantin e ri të GK të Vermontit, gjeneral major Henry Harder.
Vizita e punës e delegacionit të Maqedonisë është konfirmim i bashkëpunimit të vazhdueshëm midis Armatës së i Maqedonisë dhe Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara.
tag_katrorimaqedoni_2