Shefi i policisë së Iranit, Ahmad-Reza Radan, i ka paralajmëruar iranianët se kushdo që del në rrugë për të protestuar “nuk do të trajtohet si protestues, por si armik”.
“Forcat e sigurisë i kanë gishtat në këmbëz”, tha Radan në televizionin shtetëror të martën në mbrëmje.
Në janar, demonstrata masive antiqeveritare u përhapën në të gjithë Iranin, në një valë trazirash mbarëkombëtare që u shtypën brutalisht nga forcat e sigurisë.
Javën e kaluar, Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, tha se populli iranian nuk duhet të protestojë ndërsa sulmet amerikane dhe izraelite në Iran janë duke vazhduar, por shtoi se “do të vijë një moment” kur Presidenti Donald Trump ose vetë populli iranian do të përcaktojnë se “është koha për ta shfrytëzuar këtë avantazh” dhe të ngrihen kundër qeverisë.
Rrjeti i pikave të Shell në Kosovë ka hyrë në një fazë të re zhvillimi, pas kalimit në pronësi...