Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, tha se Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, i tha atij “vazhdo deri në fund, ne jemi me ju”, sipas një deklarate nga zyra e tij, raporton The Guardian.
Katz shprehu ngushëllimet e tij për vdekjen e ushtarëve amerikanë në konfliktin me Iranin dhe e falënderoi Hegseth dhe presidentin amerikan Donald Trump për “mbështetjen e tyre të madhe për Izraelin”.
“Bashkëpunimi midis presidentit Trump dhe kryeministrit [Benjamin] Netanyahu kundër Iranit po ndryshon historinë rajonale dhe globale”, thuhet në deklaratën nga zyra e ministrit izraelit të mbrojtjes, sipas Times of Israel.