Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka krijuar kushtet për një marrëveshje të mundshme paqeje me udhëheqësin e Kremlinit, Vladimir Putin, por “do të ketë lëshime” për të cilat “askush nuk do të jetë i lumtur”. Kështu u shpreh Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, në një intervistë me Fox News, sipas të cilit Presidenti Trump tashmë i ka ndryshuar rregullat e lojës.
“Ai krijoi kushtet për një zgjidhje të mundshme paqësore, që ishte qëllimi i tij që në fillim, në një fushëbetejë shumë të vështirë. Nuk mendoj se Vladimir Putin do të kishte rënë dakord për takimin nëse nuk do të ishte ndjerë i presionuar…” tha Hegseth.
“Mund të ketë shkëmbime territoriale në negociata. Do të ketë lëshime. Askush nuk do të jetë i lumtur. Por nëse dikush mund ta bëjë këtë, ai është Presidenti Trump”, shtoi ai.