Shefi i Operacioneve të Ushtrisë Zvicerane pritet të vizitojë Kosovën - Gazeta Express
string(69) "shefi-i-operacioneve-te-ushtrise-zvicerane-pritet-te-vizitoje-kosoven"

Lajme

Gazeta Express

01/08/2025 12:04

Shefi i Operacioneve të Ushtrisë Zvicerane pritet të vizitojë Kosovën

Lajme

Gazeta Express

01/08/2025 12:04

Shefi i Komandës së Operacioneve të Ushtrisë së Zvicrës, Laurent Michaud, ka nisur një vizitë zyrtare në Ballkanin Perëndimor, e cila do të zgjasë nga data 30 korrik deri më 2 gusht. Brenda kësaj vizite, ai do të ndalet edhe në Kosovë, ku do të takohet me pjesëtarët e kontingjentit zviceran që shërbejnë në kuadër të misionit të NATO-s, KFOR.

Në kuadër të turit të tij në rajon, Michaud do të udhëtojë gjithashtu në Bosnje-Hercegovinë, për të takuar ushtarët zviceranë që janë pjesë e misionit të Forcës së Bashkimit Evropian (EUFOR).

Gjatë vizitave në të dy vendet, ai do të informohet për situatën aktuale të sigurisë në zonat ku janë të vendosura forcat, si dhe për aktivitetet e ushtrisë zvicerane në kuadër të këtyre misioneve ndërkombëtare. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet rolit të oficerëve zviceranë të atashuar në shtabet ndërkombëtare të KFOR-it.

Përveç takimeve me trupat ushtarake, Michaud do të zhvillojë edhe takime zyrtare me ambasadorët e Zvicrës në Kosovë dhe Bosnje-Hercegovinë, si dhe me komandantët e misioneve KFOR dhe EUFOR, për të diskutuar mbi bashkëpunimin dhe angazhimin e Zvicrës në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon.