Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, paralajmëron se mund të ketë “pasoja të jashtëzakonshme” nëse luftimet midis Izraelit dhe Iranit vazhdojnë të përshkallëzohen.
Në një deklaratë të lëshuar nga zyra e tij, Guterres thotë: “Mbetem thellësisht i alarmuar nga përshkallëzimi i vazhdueshëm ushtarak në Lindjen e Mesme midis Izraelit dhe Iranit”.
Shefi i OKB-së përsërit thirrjen e tij për një armëpushim të menjëhershëm, duke shtuar se çdo “ndërhyrje e mëtejshme ushtarake mund të ketë pasoja të jashtëzakonshme, jo vetëm për ata që janë të përfshirë, por për të gjithë rajonin dhe për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare në përgjithësi”.
Guterres u kërkon shteteve anëtare të OKB-së të zbatojnë plotësisht Kartën e OKB-së dhe ligjin ndërkombëtar, duke thënë se diplomacia është mënyra më e mirë për të adresuar çështjet e sigurisë në rajon, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.
Qumështorja Vita vjen me kampanjën e saj më të re, “Rritna tu pi Vita”, një vazhdimësi e natyrshme dhe...