Shefi i OBSH'së: Nacionalizmi vaksinor nuk do të ndihmojë në luftën kundër COVID-19 - Gazeta Express
string(81) "shefi-i-obshse-nacionalizmi-vaksinor-nuk-do-te-ndihmoje-ne-luften-kunder-covid-19"

Shefi i OBSH’së: Nacionalizmi vaksinor nuk do të ndihmojë në luftën kundër COVID-19

Gazeta Express

06/08/2020 21:28

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, paralajmëroi sot kundër çdo nacionalizmi përsa i përket vaksinave për Covid-19, duke bërë thrrje për bashkimin e mjeteve që lejojnë planetin të luftojë pandeminë.

“Nacionalizmi vaksinor nuk është i mirë. Kjo nuk do të na ndihmojë”, tha ai gjatë Forumit të Sigurisë në Aspen.

Lexo Edhe:

“Duhet të ketë një konsensus global për ta bërë çdo vaksinë një të mirë të përbashkët publike”, vazhdoi ai.

Ghebreyesus theksoi se ndarja e vaksinave është një domosdoshmëri dhe se nga kjo do të përfitojnë të gjithë.