Shefi i Microsoftit premton gjeneratën e re të Windowsit - Gazeta Express

AutoTech

Gazeta Express

26/05/2021 11:44

Shefi i Microsoftit premton gjeneratën e re të Windowsit

AutoTech

Gazeta Express

26/05/2021 11:44

Teksa Google dhe Apple po iu drejtohen zhvilluesve për aplikacione të reja për eventet e ardhshme, gjiganti tjetër teknologjik, Microsoft, po synon një tjetër rrugë – të sjellë versionin e ri të sistemit operativ të Windowsit.

Në një letër të shefit ekzekutiv, Satya Nadella, drejtuar zhvilluesve, nuk përmendet thuajse fare përditësimi i Windows 10, me fokusin që është në “gjeneratën e ardhshme të Windowsit”.

“… Së shpejti do të ndajmë një nga përditësimet më të mëdha të Windowsit në dekadën e fundit për të zhbllokuar mundësitë ekonomike për zhvilluesit dhe krijuesit. E kam mbajtur vetë qe disa muaj dhe jam shumë i lumtur për gjeneratën e ardhshme të Windowsit. Premtimi im për ju është ky: Do të krijojmë më shumë mundësi për çdo zhvillues të Windowsit sot dhe mirëpresim çdo krijues që synon diçka të re, inovative dhe të hapur. Mezi presim t’u tregojmë më shumë”, ka thënë ai.

Kur Microsofti e lansoi sistemin Windows 10, kompania premtoi se do të jetë përditësimi i fundit i rregullt. E “gjenerata e re” mund të jetë më shumë se çfarëdo përditësimi që ishte bërë që nga lansimi i versionit “10” më 2015.