Drejtori sportiv i Bayer Leverkusenit, Simon Rolfes, ka përjashtuar mundësinë e një rikthimi të Julian Brandtit te Leverkuseni, i cili së shpejti do të bëhet lojtar i lirë nga Borussia Dortmundi.
CEO i Leverkusen, Fernando Carro, kishte deklaruar se do të donte ta shihte Brandtin të kthehej te klubi i tij i mëparshëm në Bundesliga pas përfundimit të sezonit.
Megjithatë, Carro vuri në dukje se rikthimi i Brandtit do të varej nga “dëshira e Simon [Rolfes]“.
Rolfes bëri të qartë se pozicioni i Brandt tashmë është i mbuluar.
“Ne kemi një lojtar të shkëlqyer në atë pozicion, Ibo Maza [Ibrahim Maza], i cili do të zhvillohet jashtëzakonisht mirë vitet e ardhshme,” tha Rolfes në programin e njohur gjerman të futbollit, “Doppelpass” në “Sport1”.
“Julian nuk do të jetë një opsion për ne. Gjithmonë kam thënë se jam skeptik ndaj rikthimit të lojtarëve të mëparshëm”, tha ai.
Ai shtoi se kishte dy përjashtime: lojtarët aktualë të Premierligës, Kai Havertzi (Arsenal) dhe Florian Wirtzi (Liverpool), janë të mirëpritur të rikthehen në çdo kohë te klubi i kuq gjerman.
Për Havertzin, Rolfes komentoi: “Do të ketë gjithmonë një situatë ku jemi të hapur të flasim me Kai. Tani ai është në një fazë tjetër të karrierës dhe ka qëllime të tjera. Ndihet shumë i këndshëm te Arsenal. Por Kai është gjithmonë një lojtar i veçantë, të cilin duhet ta ndjekim, edhe si ish-lojtar”, e mbylli ai./GazetaExpress/