Giovanni Barbano, shefi i Misionit EULEX, ka reaguar në lidhje me vdekjen e dyshimtë të 27-vjeçarit, Agon Zejnullahu në duart e policisë në Lipjan, ngjarje e cila ka tronditur mbarë opinionin publik. Barbano ka thënë se presin nga autoritet që të sqarojnë plotësisht këtë çështje.
Ai ka shtuar se ata presin edhe që kjo të bëhet në mënyrë transparente, duke respektuar plotësisht standardet e Ligjit dhe të të drejtave të njeriut.
‘‘Vërej nisjen e shpejtë të një hetimi nga IPK pas vdekjes së një individi në Lipjan. Ne presim që autoritetet kompetente të sqarojnë plotësisht dhe në mënyrë transparente rrethanat e rastit, në respekt të plotë të standardeve të Ligjit dhe të të drejtave të njeriut’’, ka shkruar ai. /GazetaExpress
I take note of the swift initiation of an investigation by PIK following the death of an individual in Lipjan/Lipljan. We expect that competent authorities thoroughly and transparently clarify the circumstances of the case, in full respect of RoL & human rights standards.
— Giovanni Pietro Barbano (@EulexHoM) July 8, 2025