Shefi i EULEX-it pas takimit me emisarin Sorensen: Familjet e personave të zhdukur duhet të dinë të vërtetën - Gazeta Express
string(107) "shefi-i-eulex-it-pas-takimit-me-emisarin-sorensen-familjet-e-personave-te-zhdukur-duhet-te-dine-te-verteten"

Lajme

Gazeta Express

19/03/2025 14:31

Shefi i EULEX-it pas takimit me emisarin Sorensen: Familjet e personave të zhdukur duhet të dinë të vërtetën

Lajme

Gazeta Express

19/03/2025 14:31

Giovanni Barbano, shefi i Misionit të EULEX-it, është shprehur i nderuar pasi që ai ka prezantuar punën e ekspertëve të mjekësisë ligjore të këtij misioni për personat e zhdukur te Përfaqësuesi special i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë, Peter Sørensen, gjatë vizitës që ky i fundit ka zhvilluar në Kosovë, shkruan Gazeta Express.

Ai ka theksuar edhe nevojën që familjet e personave të zhdukur të dinë të vërtetën, pa marrë parasysh rrethanat rreth zhdukjen e tyre.

‘‘I nderuar të prezantoj punën e ekspertëve të mjekësisë ligjore të EULEX-it për personat e zhdukur te Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë, Peter Sørensen, gjatë vizitës së tij në Institutin e Mjekësisë Ligjore sot. Theksuam rëndësinë që familjet e personave të zhdukur të dinë të vërtetën, pa marrë parasysh rrethanat që rrethojnë zhdukjen e tyre, përfshirë faktorë si etnia, feja, origjina kombëtare, ose cilido tjetër karakteristikë të të dashurve të tyre’’, ka shkruar ai. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement