string(112) "shefi-i-eulex-it-bashkepunimi-i-policise-me-kfor-in-dhe-misionit-tone-ne-veri-eshte-shembull-i-librave-shkollore"

Lajme

Gazeta Express

06/01/2023 13:09

Shefi i EULEX-it: Bashkëpunimi i Policisë me KFOR-in dhe misionit tonë në veri është shembull i librave shkollorë

Lajme

Gazeta Express

06/01/2023 13:09

Shefi i Misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, ka thënë se bashkëpunimi ndërmjet Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it përgjatë krizës së fundit në veri është “shembull i librave shkollorë”.

Ai një gjë të tillë e ka deklaruar në llogarinë zyrtare të tij në ‘Twitter’ duke thënë se të tri forcat paqeruajtëse arritën ta menaxhojnë në mënyrë paqësore “konfliktin e paqëndrueshëm”.

“Koordinimi i ngushtë mes tre ofruesve të Sigurisë në Kosovë, Policia e Kosovës, KFOR dhe EULEX gjatë krizës së fundit në veri është shembull i librave shkollorë i bashkëpunimit civil dhe ushtarak në menaxhimin paqësor të një konflikti të paqëndrueshëm”, deklaroi ai.