Shefi i Dortmundit konfirmon se Sancho mund të largohet nëse dëshiron - Gazeta Express
string(69) "shefi-i-dortmundit-konfirmon-se-sancho-mund-te-largohet-nese-deshiron"

Shefi i Dortmundit konfirmon se Sancho mund të largohet nëse dëshiron

Gazeta Express

30/03/2020 9:42

Shefi ekzekutiv i Borussia Dortmundit, Hans-Joachim Watzke, ka thënë se klubi nuk do ta pengojë Jadon Snahcon, nëse ai dëshiron të largohet në verë.

Mediat britanike janë të bindura se anësori anglez do të largohet nga Dortmundi sapo të hapet afati kalimtar i verës, por nuk ka ndonjë klub favorit të cilit ai do t’i bashkohej, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ajo që është e sigurt, megjithatë, është se vetëm një numër i caktuar i klubeve mund ta përballojnë blerjen e tij duke e parë çmimin e tij të lartë në treg.

Nga Premierliga, interesim për të kanë shprehur gjigantët Manchester United, Manchester City, Liverpool dhe Chelsea. Në Spanjë të interesuar për të janë Real Madrid dhe Barcelona, siç janë edhe Bayern Munich dhe Juventus.

Nëse ndonjëri prej këtyre klubeve paraqitet me ofertë të pranueshme, Watzke e pranoi se Dortmundi nuk do ta mbajë Sanchon kundër vullnetit të tij.

“Dëshira e lojtarit duhet respektuar gjithmonë. Ne e kemi thënë para se të ndodhte koronavirusi se dëshira jonë është që Jadon të mbetet në klubin tonë”, tha Watzke për Bild.

“Mund ta them shumë qartë se klubet shumë të pasura të mos mendojnë se mund të na e hedhin në pazar për të, pavarësisht krizës aktuale. Ne nuk e shesim asnjë lojtarë më pak seç vlen”, shtoi ai./Gazeta Express/