“SHBA 'verboi' sistemet ushtarake të Venezuelës me teknologji”- Gazetari: Ende ka frikë në popull, ushtria u kap në befasi - Gazeta Express
string(167) "shbaverboi-sistemetushtarake-te-venezueles-me-teknologji-gazetari-rrefen-detajet-e-operacionit-te-arrestimit-te-maduros-ende-ka-frike-ne-popull-ushtria-u-kap-ne-befasi"

Lajme

Gazeta Express

05/01/2026 23:39

“SHBA ‘verboi’ sistemet ushtarake të Venezuelës me teknologji”- Gazetari: Ende ka frikë në popull, ushtria u kap në befasi

Lajme

Gazeta Express

05/01/2026 23:39

Gazetari venezuelian Viktor Amaya rrëfeu sot për “News 24” detaje nga operacioni ushtarak amerikan në Karakas për arrestimin e presidentit Nicolas Maduro dhe dërgimin e tij në SHBA, bashkë me gruan.

Ai tha se ende diktatura nuk ka rënë pasi ka frikë në popull dhe po kryhen arrestime dhe kërcënime, ku qytetarët kanë frikë të flasin hapur kundër Maduros, por situata është në proces.

Amaya dha edhe detaje operacionale, ku shpjegoi se SHBA-të verbuan sistemin ushtarak dhe teknologjik të Venezuelës, duke e kapur ushtrinë vendase në befasi.

Aksioni zgjati dy orë dhe arrestimi i presidentit vetëm në pak minuta.

“Situata në Venezuelë unike, sepse ata që mbeten janë atje dhe duket sikur asgjë nuk ka ndryshuar për mënyrën se si funksionon qeveria. Frika për shtypjen ekziston ende, askush nuk po feston. Kemi parë mobilizim të mbështetësve të Maduros duke kërkuar të kthehet në vend. Ata e quajnë sulmin amerikan si imperialist. Qeveria thotë se situata do vazhdojë normalisht, zv/presidentja e Maduros po drejton si e përkohshme bashkë me pjesën tjetër të kabinetit. Qeveria amerikane ka biseduar me funksionarët aktualë brenda vendit dhe kanë thënë se do bashkëpunojnë, por do shohim se çfarë do ndodhë. Kemi parë se shumë njerëz kanë arrestuar njerëzit civil në rrugë, që kërcënojnë njerëzit që hedhin thirrje kundër Maduros. Do shohim si do ecin zhvillimet, por jam i sigurt se gjithçka do përqendrohet te çështjet e naftës dhe ato amerikane”, tha ai në “Studio 24”.

Më tej ai shpjegoi edhe dinamikën e operacionit të “Delta Force” amerikane me ndërhyrjen brenda vendit, ku numri i të vrarëve nga milicët vendas është 80 dhe asnjë nga amerikanët.

“SHBA verboi sistemet e mbrojtjes së Venezuelës, kreu sulme teknologjike të forta. Gjatë sulmit pati pajisje ushtarake që nuk funksionuan më, Maduro u mor brenda rezidencës së tij të mbrojtur, pati shumë rezistencë. Qeveria kolumbiane thotë se 32 njerëz që mbronin Maduron humbën jetën duke mbrojtur Maduron, që janë kolumbianë, por nuk e dimë saktësisht pasi nuk ka ende deklaratë ende nga Venezuela. Media amerikane thotë për 80 të vdekur nga venezuelianët dhe asnjë nga amerikanët, vetëm 6 të plagosur”, rrëfeu ai.

Gazetari foli edhe për blofin ushtarak të Maduros, ku deklaronte se ka 4 milionë ushtarë gati për luftë për të mbrojtur vendin, por kjo nuk rezultoi e vërtetë. Teksa tregoi edhe për reprezaljet e autoriteteve në fuqi ndaj qytetarëve dhe gazetarëve, duke kryer edhe arrestime në media.

“Më parë ishte thënë se ishin 4 milionë milicë të gatshëm por nuk doli e vërtetë. Forcat venezueliane u kapën të papërgatitura, operacioni zgjati dy orë por arrestimi i Maduros u bë në pak minuta. Jo, diktatura në Venezuelë e Maduros nuk ka marrë fund. Dje 7 kolegë të mi u arrestuan, shpresojmë të lirohen, të tjerë ndiqen. Ka shumë frikë në popullatë për të folur hapur për disa gjëra, do shohim se si do shpaloset situata më tej”, tha ai. /Panorama

Advertisement
Advertisement
Advertisement