Nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes kanë treguar për llojin e raketave që Irani ka nisur sot ndaj bazave ushtarake amerikane në Lindje të Mesme, Katar dhe Irak.
Një zyrtar i lartë i DoD-së ka thënë se bëhet fjalë për “raketa balistike me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi me origjinë nga Irani,”, transmeton Express.
“Për momentin, nuk ka raportime për viktima amerikane”, ka deklaruar ai tutje.
“Ne po e monitorojmë nga afër këtë situatë dhe do të ofrojmë më shumë informacion sapo të jetë i disponueshëm”, ka përfunduar ky zyrtar./Express/