Komanda Qendrore Amerikane (Centcom) thotë se ka fundosur 11 anije iraniane në Gjirin e Omanit, duke e lënë Iranin pa asnjë anije të mbetur në zonë.
“Dy ditë më parë, regjimi iranian kishte 11 anije në Gjirin e Omanit, sot nuk kanë. ZERO, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.
“Regjimi iranian ka ngacmuar dhe sulmuar anijet ndërkombëtare në Gjirin e Omanit për dekada. Ato ditë kanë mbaruar. Liria e lundrimit detar ka mbështetur prosperitetin ekonomik amerikan dhe global për më shumë se 80 vjet. Forcat amerikane do të vazhdojnë ta mbrojnë atë”, shkruan Centcom në X.