SHBA-të sekuestrojnë një anije cisternë pranë Venezuelës, thotë Trump - Gazeta Express
string(68) "shba-te-sekuestrojne-nje-anije-cisterne-prane-venezueles-thote-trump"

Lajme

Gazeta Express

10/12/2025 21:41

SHBA-të sekuestrojnë një anije cisternë pranë Venezuelës, thotë Trump

Lajme

Gazeta Express

10/12/2025 21:41

SHBA-të kanë sekuestruar një anije cisternë pranë Venezuelës, thotë Donald Trump, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.

“Siç ndoshta e dini, ne sapo kemi sekuestruar një anije cisternë në bregdetin e Venezuelës, një të madhe… në fakt më e madhja e sekuestruar ndonjëherë… do ta shihni këtë më vonë dhe do të flasim për këtë më vonë me disa njerëz të tjerë”, u tha presidenti gazetarëve gjatë një eventi në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën pasdite.

Agjencia e lajmeve Reuters citon tre zyrtarë anonimë amerikanë të kenë thënë se një anije cisternë nafte është sekuestruar në brigjet e Venezuelës në një operacion të udhëhequr nga Roja Bregdetare e SHBA-së.

Kjo vjen pasi Trump tha se SHBA-të sekuestruan një anije cisternë pranë Venezuelës. Presidenti amerikan nuk dha detaje të mëtejshme rreth arsyes pse u sekuestrua anija ose se ku po shkonte.

Advertisement
Advertisement
Advertisement