SHBA -të kanë “dëmtuar ose shkatërruar më shumë se dy të tretat” e kapaciteteve të Iranit për prodhimin e dronëve dhe raketave, si dhe të kantiereve të tij detare, tha një zyrtar i lartë amerikan të mërkurën.
“Deri më sot, ne kemi dëmtuar ose shkatërruar më shumë se dy të tretat e objekteve dhe kantiereve detare të Iranit për prodhimin e dronëve dhe raketave, dhe ende nuk kemi mbaruar”, tha për X Admirali Brad Cooper, kreu i Shtabit të Përbashkët të SHBA-së për Lindjen e Mesme ( CENTCOM ).
Ai tha gjithashtu se SHBA-të kishin shkatërruar “92%” të flotës iraniane. Teherani ka “humbur aftësinë për të projektuar… fuqinë dhe ndikimin e tij detar në rajon dhe në mbarë botën”, tha ai.
Raketat balistike dhe mjetet ajrore pa pilot të lëshuara nga Irani janë në rënie të ndjeshme, tha oficeri i lartë, duke shtuar se SHBA-të kontrollojnë “hapësirën ajrore” të Republikës Islamike.
Ndërkohë, Komanda Qendrore tha se aeroplanmbajtësja USS Abraham Lincoln vazhdon “operacionet e fluturimit kundër objektivave ushtarake në Iran ndërsa lundron në ujërat rajonale”