SHBA ka njoftuar sot se kanë vendosur nën sanksioni politikanin maqedonas Koço Angjushev, një ish-zëvendëskryeministër i Maqedonisë së Veriut, duke e konsideruar si përgjithësisht të papërshtatshëm për hyrje në Shtetet e Bashkuara, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të konsiderueshëm.
‘Ndërsa shërbente si zëvendëskryeministër, Angjushev abuzoi me pozitën e tij zyrtare për të përfituar interesat e tij private të biznesit, duke minuar besimin e publikut të Maqedonisë së Veriut në institucionet e tyre qeveritare dhe proceset publike”, thuhet në njoftim.
“Veprimi i sotëm tregon se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me ata në Maqedoninë e Veriut që kërkojnë llogari nga zyrtarët publikë të korruptuar. Ky emërtim ripohon përkushtimin e SHBA-së për të luftuar korrupsionin, i cili dëmton interesin publik, pengon prosperitetin ekonomik të vendeve dhe pakëson aftësinë e qeverive për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive nevojave të njerëzve të tyre”, thekson komunikata e DASH.
Në fund të njoftimit bëhet e ditur se sanksionimi përfshin edhe gruan e Angjushev, Elizavetën, dhe ëmijët Angel dhe Ognen.
“Këto përcaktime publike janë bërë sipas seksionit 7031(c) të Aktit të Ndarjeve të Departamentit të Shtetit, Operacioneve të Jashtme dhe Programeve të Lidhura, 2023, siç është përcjellë nga Akti i Ndarjeve të Vazhduara, 2024 (Div. A, P.L. 118-15). Departamenti po cakton gjithashtu gruan e Angjushev, Elizabeta, dhe fëmijët, Angel dhe Ognen, si përgjithësisht të papërshtatshëm për hyrje në Shtetet e Bashkuara”, përfundon njoftimi./Express/
The United States stands with our partners in North Macedonia to promote accountability of corrupt public officials. Today's designation of Kocho Angjushev reaffirms this commitment. https://t.co/ySYKfr5L3p
— Matthew Miller (@StateDeptSpox) December 5, 2023
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...