ShBA: Prokurori i Përgjithshëm mbron ndjekjet penale të protestuesve të 6 janarit - Gazeta Express
string(80) "shba-prokurori-i-pergjithshem-mbron-ndjekjet-penale-te-protestuesve-te-6-janarit"

Lajme

Gazeta Express

07/12/2023 13:22

ShBA: Prokurori i Përgjithshëm mbron ndjekjet penale të protestuesve të 6 janarit

Lajme

Gazeta Express

07/12/2023 13:22

Prokurori i Përgjithshëm amerikan Merrick Garland u zotua të mërkurën se do të vazhdojë ndjekjen penale të personave të akuzuar për sulmin në Kapitol më 6 janar 2021, një ditë pasi kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson u duk se la të kuptohet se donte t’i mbronte njerëzit që morën pjesë në sulm.

Zoti Garland nuk e kritikoi drejtpërdrejt zotin Johnson, por vuri në dukje se departamenti “ndjek penalisht vetëm ata njerëz që ne besojmë se kryejnë krime”.

Lexo Edhe:

“Jam jashtëzakonisht krenar për punonjësit e departamentit që po punojnë çdo ditë për të mbajtur përgjegjës ata që kanë kryer krime më 6 janar”, tha zoti Garland në një konferencë shtypi. Ai shtoi se “prokurorët amerikanë do të vazhdojnë ta bëjnë këtë”.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson tha të martën se ligjvënësit republikanë, të cilët po publikojnë pamjet filmike nga sulmi i 6 Janarit 2020 në Kapitol, po mbulojnë fytyrat “e personave që morën pjesë në ngjarjet e asaj dite”.

“Ne nuk duam që ata të përballen me hakmarrje dhe të akuzohen nga Departamenti i Drejtësisë dhe të kenë shqetësime dhe probleme të tjera”, u tha zoti Johnson gazetarëve.

Një zëdhënës i zotit Johnson nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

Kërkesa për publikimin e pamjeve erdhi nga ligjvënës të djathtë, disa prej të cilëve kanë bërë përpjekje për të minimizuar dhunën dhe kanë përhapur teori konspirative se trazirat e 6 janarit 2020 nga mbështetësit e ish-presidentit Donald Trump u orkestruan nga agjentë federalë ose informatorë.

Prokurorët federalë tashmë kanë qasje në pamjet e kamerave të sigurisë të Kapitolit, të cilat ata i kanë përdorur në shumë raste kundër atyre që akuzohen për pjesëmarrje në sulm ndërsa morën pjesë në përpjekjen e dështuar për të ndaluar Kongresin nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Disa persona të tjerë që kanë parë pamjet filmike në internet kanë arritur në disa raste të identifikojnë të dyshuarit dhe t’i njoftojnë autoritetet.

Departamenti i Drejtësisë deri tani ka ngritur akuza ndaj më shumë se 1200 personave për pjesëmarrje në trazira dhe më shumë se 900 kanë pranuar fajësinë ose janë dënuar nga gjykatat, përfshirë dhjetëra që sulmuan oficerët e policisë./VOA