Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar për ndërprerjen e dialogut strategjik nga ShBA-të me Kosovën.
Rama në një postim në Facebook ka thënë se kjo ështe zhvillim tejet shqetësues, duke theksuar se Kosova ka hyrë në një fazë të rrezikshme, si pasojë e veprimeve të dëmshme të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
“Është momenti i fundit që qytetarët të reflektojnë seriozisht për këtë subjekt politik, i cili çdo ditë e më shumë po rrënon themelet e shtetësisë së Kosovës dhe raportet me aleatin tonë më të rëndësishëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Rama.