ShBA njofton ndihmë të re ushtarake prej 500 milionë dollarësh për Ukrainën - Gazeta Express
string(75) "shba-njofton-ndihme-te-re-ushtarake-prej-500-milione-dollaresh-per-ukrainen"

Lajme

Gazeta Express

13/12/2024 7:16

ShBA njofton ndihmë të re ushtarake prej 500 milionë dollarësh për Ukrainën

Lajme

Gazeta Express

13/12/2024 7:16

Administrata e presidentit demokrat të Shteteve të Bashkuara Joe Biden njoftoi të enjten një tjetër ndihmë ushtarake për Ukrainën, me vlerë 500 milionë dollarë, tha përmes një deklarate Sekretari i Shtetit Antony Blinken.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha më herët se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ofrojnë ndihma shtesë për Ukrainën “deri në fund të mandatit të kësaj administrate”.

Lexo Edhe:

Uashingtoni tha 10 ditë më parë se do t’i dërgonte Ukrainës raketa, municione, mina dhe armë të tjera me vlerë 725 milionë dollarë.

Administrata në largim e Presidentit Biden po përpiqet të forcojë Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit rus, përpara se mandati i Presidentit Biden të përfundojë më 20 janar, kur Presidenti i zgjedhur republikan Donald Trump do të marrë detyrën./voa