ShBA-ja thotë se është arritur pajtim për “hapa specifikë” për t’i dhënë fund dhunës në Siri - Gazeta Express
string(89) "shba-ja-thote-se-eshte-arritur-pajtim-per-hapa-specifike-per-ti-dhene-fund-dhunes-ne-siri"

Lajme

Gazeta Express

17/07/2025 9:03

ShBA-ja thotë se është arritur pajtim për “hapa specifikë” për t’i dhënë fund dhunës në Siri

Lajme

Gazeta Express

17/07/2025 9:03

Ushtria izraelite i goditi Ministrinë e Mbrojtjes të Sirisë në Damask dhe forcat qeveritare në jug të vendit për të tretën ditë të mërkurën, përderisa luftimet vdekjeprurëse sektare në provincën Sweida me popullsi kryesisht druze vazhduan.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se vendi i tij “po punon për t’i shpëtuar vëllezërit tanë druze”. Presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, e akuzoi Izraelin për shkaktimin e një “përshkallëzimi të shkallës së lartë”, raporton televizioni BBC.

Më shumë se 350 njerëz raportohet të jenë vrarë nga e diela, kur në Sweida shpërthyen përleshjet mes militantëve të komunitetit druze dhe fiseve beduine.

Thuhet se ushtria siriane filloi t’i tërhiqte forcat nga Sweida të mërkurën vonë, ndërsa Shtetet e Bashkuara thanë se ishte pajtuar për disa “hapa” për t’i dhënë fund dhunës.

“Ne jemi pajtuar për hapa specifikë që do t’i japin fund sonte kësaj trazire dhe situate tmerruese” – shkroi në rrjetin X sekretari i Shtetit, Marco Rubio.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të takohet të enjten për ta adresuar konfliktin, thanë diplomatët.

“Këshilli duhet t’i dënojë krimet barbare të kryera kundër civilëve të pafajshëm në tokën siriane” – tha ambasadori i Izraelit në OKB, Danny Danon. “Izraeli do të vazhdojë që të veprojë në mënyrë të vendosur kundër cilitdo kërcënim terrorist ndaj kufijve të vet, kudo dhe në çdo kohë” – shtoi ai.