ShBA-ja shënon mbi 1,100 të vdekur nga Covid-19 për një ditë - Gazeta Express
string(59) "shba-ja-shenon-mbi-1100-te-vdekur-nga-covid-19-per-nje-dite"

Gazeta Express

02/08/2020 10:35

ShBA-ja shënon mbi 1,100 të vdekur nga Covid-19 për një ditë

Gazeta Express

02/08/2020 10:35

Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, Shtetet e Bashkuara i kanë regjistruar 58,406 raste të reja të koronavirusit.

Kështu, numri i përgjithshëm i të prekurve nga virusi i ri në shtetin më të goditur nga pandemia shkoi në mbi 4.62 milionë persona, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 1,133 të vdekur dhe shifra e përgjithshme e viktimave shkoi në 154,447.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbeten bindshëm në vendin e parë në botë në listën e shteteve më të prekura pasi kanë mbi 4.62 milionë persona të infektuar. Në vendin e dytë është Brazili.

Ekspertët thonë se shifrat e vërteta janë më të larta, sepse ka pasur njerëz që kanë vdekur para se të testohen dhe se personat me simptoma të lehta nuk janë testuar fare.