SHBA-ja: Rusia dhe Katari morën Kupat e Botës përmes ryshfeteve - Gazeta Express
string(62) "shba-ja-rusia-dhe-katari-moren-kupat-e-botes-permes-ryshfeteve"

SHBA-ja: Rusia dhe Katari morën Kupat e Botës përmes ryshfeteve

Gazeta Express

07/04/2020 9:55

Në padinë e Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës pretendohet se Rusia dhe Katari ofruan dhe paguan ryshfete për t’i siguruar votat në procesin që bëri që atyre t’u jepet e drejta e organizimit të Kupës së Botës 2018 dhe 2022.

Dokumenti, i sjellë nga prokurorët federalë në Nju Jurk si pjesë e një hetimi për korrupsion brenda organeve qeverisëse të futbollit, pretendon se disa ish-anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s iu ofruan dhe pranuan ryshfete në këmbim për votat e tyre, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Thuhet se ish-presidenti i Federatës së Futbollit të Brazilit, Ricardo Teixeira, ish-presidenti i ndjerë i CONMEBOL-it (Konferedeta e Futbollit e Amerikës së Jugut, e njëjtë si UEFA në Evropë) Nicolas Leoz dhe një person tjetër kishin pranuar ryshfete për t’ua siguruar votat Katarit për Kupën e Botës 2022.

Ish-zëvendëspresidenti i FIFA-s dhe ish-presidenti i CONCACAF (Konfederata e Futbollit e Amerikës së Veriut, Amerikës Qendrore dhe Karaibeve) Jack Warner gjithashtu akuzohen se ishin paguar rreth 5 milionë dollarë në këmbim për t’ia dhënë votën e tyre Rusisë për organizimin e Kupës së Botës 2018.

Ndërsa, Rafael Salguero, ish-presidenti i Federatës së Futbollit të Guatemalës, i cili e kishte pranuar se kishte marrë ryshfete për ta votuar Rusinë për Kupën e Botës 2018, raportohet se ishte paguar me rreth 1 milion dollarë.

Për më tepër, disa ish-ekzekutive të 21st Century Fox akuzohen nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së se kishin paguar ryshfete në tentim për të marrë informata sekrete të procesit së FIFA-s për ndarjen e të drejtave televizive për Kupat e Botës 2018 dhe 2022. /Gazeta Express/