SHBA-ja i mledh top lojtarët e NBA-së për Lojërat Olimpike "Paris 2024" - Gazeta Express
string(69) "shba-ja-i-mledh-top-lojtaret-e-nba-se-per-lojerat-olimpike-paris-2024"

Basketboll

Gazeta Express

24/01/2024 13:02

SHBA-ja i mledh top lojtarët e NBA-së për Lojërat Olimpike “Paris 2024”

Basketboll

Gazeta Express

24/01/2024 13:02

Këtë verë do të mbahen Lojërat Olimpike në Paris dhe në prag të saj, është Kombëtarja e SHBA-së në basketboll që ka publikuar listën e gjerë prej 41 basketbollistëve të ftuar.

Në këtë listë bëjnë pjesë yjet më të mëdhenj të basketbollit amerikan, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

Stephen Curry, Anthony Davis, Kevin Durant, Joel Embiid, LeBron James, Kyrie Irving, Kawhi Leonard, Damian Lillard, Chris Paul dhe Jayson Tatum janë disa nga yjet që janë ftuar. 

Nuk ka dyshim se stafi kanë një detyrë të vështirë përpara për të zgjedhur 12 basketbollistet më të mira dhe për të nisur luftën për të fituar një medalje të re të artë.

E sa jemi tek stafi, ekipi do të drejtohet nga trajneri aktual i Golden State Warriors, Steve Kerr dhe do të asistohet nga Mark Few nga Universiteti Gonzaga, trajneri i LA Clippers, Tyronn Lune dhe trajneri i Miami Heat, Erik Spoelstra.

Amerikanët deri më tani kanë marrë pjesë 19 herë në Lojërat Olimpike dhe kanë fituar 16 medalje mbresëlënëse të arta, dy të bronzta dhe një të argjendtë.

Në dy Kampionatet Botërore të fundit, amerikanët kanë dështuar dhe kjo ka bërë që të ketë një mobilizim të madh për Lojërat Olimpike ‘Parisi 2024’, ku synohet medalja e artë. /Gazeta Express/