SHBA-ja i hakmerret Meksikës, e fiton Kupën e Artë për herë të shtatë - Gazeta Express

Futboll

Gazeta Express

02/08/2021 8:55

SHBA-ja i hakmerret Meksikës, e fiton Kupën e Artë për herë të shtatë

Futboll

Gazeta Express

02/08/2021 8:55

Shtetet e Bashkuara e kanë mposhtur Meksikën 1:0 në vazhdime për ta fituar Kupën e Artë për herë të shtatë në histori.

Mbrojtësi Miles Robinson e shënoi golin e triumfit për SHBA-në në minutën e 118-të në finalen e zhvilluar të dielën në Las Vegas, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ky është triumfi i parë i SHBA-së në turneun për Amerikën Veriore, Amerikën Qendrore dhe për vendet e Karaibeve që prej vitit 2017.

SHBA-së i shërbeu kjo fitore si hakmarrje ndaj Meksikës, për humbjen që ia kishte shkaktuar në finalen e vitit 2019.

“Nuk e di çfarë ndodhi në të vërtetë. Emocionet janë të çmendura por jam i lumtur për fitoren”, tha Robinson pas ndeshjes.

Meksika – e cila është e vetmja që e ka fituar këtë turne më shpesh se SHBA-ja – ishte më e mirë në pjesën e parë dhe kishte rast ideal shënimi kur goditja e Rogelio Funes me kokë u prit nga portieri amerikan Matt Turner./Gazeta Express/