SHBA-ja i bën të paligjshme thirrjet robotike të krijuara nga Inteligjenca Artificiale - Gazeta Express
string(86) "shba-ja-i-ben-te-paligjshme-thirrjet-robotike-te-krijuara-nga-inteligjenca-artificiale"

SHBA-ja i bën të paligjshme thirrjet robotike të krijuara nga Inteligjenca Artificiale

AutoTech

Gazeta Express

09/02/2024 20:20

Komisioni Federal i Komunikimeve në SHBA, FCC, ka njoftuar se së shpejti do të hyjnë në fuqi masa të cilat i bëjnë të paligjshme thirrjet robotike që përdorin zëra të gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale (Al).

 

Ky vendim i jep shtetit fuqi për të ndjekur penalisht çdo person që qëndron prapa këtyre thirrjeve.

 

 “Persona të ndryshëm po përdorin zëra të gjeneruar nga Al në thirrje robo, për të manipuluar anëtarët e familjes, për të imituar persona të famshëm, dhe për të dezinformuar votuesit”, tha kryetarja e FCC, Jessica Rosenworcel.

 

Lëvizja vjen pas një incidenti në New Hampshire ku votuesit morën thirrje të rreme nga presidenti amerikan, Joe Biden, përpara zgjedhjeve presidenciale të vendit. Thuhet se thirrjet inkurajuan votuesit që të mos votojnë në zgjedhjet paraprake.

 

Prokurori i përgjithshëm i New Hampshire tha se telefonatat kishin lidhje me dy kompani me bazë në Teksas, dhe se një hetim penal është duke u zhvilluar.

 

Ndërsa prokurorët e shtetit mund të ndjekin penalisht kompanitë dhe individët që qëndrojnë pas këtyre thirrjeve, ky veprim i fundit nga SHBA-ja e bën të paligjshëm përdorimin e zërave të gjeneruar nga Al.

 

“Teknologjia po përparon dhe po zgjerohet, me sa duket çdo minutë, dhe ne duhet të sigurohemi që këto zhvillime të reja të mos përdoren për të manipuluar konsumatorët”, tha prokurorja e përgjithshme e Pensilvanisë, Michelle Henry.

 

Ndryshe, Deepfakes që përdorin Al për të krijuar video ose audion e dikujt, janë cilësuar si shqetësim i madh në mbarë botën. Subjektet më të shpeshta të falsifikimit kanë qenë politikanët.