SHBA-ja e mposht Spanjën, kalon në gjysmëfinale në Tokio - Gazeta Express

Sporte tjera

Gazeta Express

03/08/2021 9:37

SHBA-ja e mposht Spanjën, kalon në gjysmëfinale në Tokio

Sporte tjera

Gazeta Express

03/08/2021 9:37

SHBA-ja ka kaluar në gjysmëfinale të garës së meshkujve në basketbollin e Lojërave Olimpike në Tokio, pasi e mundi Spanjën në një çerekfinale fantastike.

Amerikanët nuk e nisën mirë takimin dhe po humbnin me 10 pikë dallim kah fundi i çerekut të dytë, por i mahnitshmi Kevin Durant i udhëhoqi ata drejt fitores 95:81, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Durant i shënoi 29 pikë për t’ia mbajtur gjallë SHBA-së shpresat për medalje të artë në Tokio.

Ricky Rubio ishte i shkëlqyeshme për Spanjën, duke i shënuar plot 38 pikë, por as kjo nuk i mjaftoi spanjollëve për ta ndalur SHBA-në.

Në gjysmëfinale, SHBA-ja do të përballet me fituesin e duelit çerekfinal mes Australisë dhe Argjentinës. /Gazeta Express/