ShBA-ja e Japonia kanë hartuar plan për Tajvanin në rast urgjence - Gazeta Express
string(65) "shba-ja-e-japonia-kane-hartuar-plan-per-tajvanin-ne-rast-urgjence"

Lajme

Gazeta Express

24/12/2021 15:23

ShBA-ja e Japonia kanë hartuar plan për Tajvanin në rast urgjence

Lajme

Gazeta Express

24/12/2021 15:23

Forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara dhe Japonisë kanë hartuar një draft të planit për operacion të përbashkët në rast të situatës emergjente në Tajvan, raportoi agjencia japoneze e lajmeve, Kyodo.

Sipas këtij plani, trupat amerikane do të ndërtonin baza të përkohshme në zinxhirin e ishujve Nansei, që shtrihen nga Kyushu – njëri nga katër ishujt kryesorë të Japonisë – deri në Tajvan në fazën fillestare të gjendjes emergjente të Tajvanit dhe do të dërgonte trupa, raportoi kjo agjenci, duke cituar burime të paidentifikuara qeveritare të Japonisë.

Lexo Edhe:

Sipas agjencisë japoneze të lajmeve, forcat e armatosura të Japonisë do të ofronin përkrahje logjistike në këto zona si municioni dhe furnizimi me karburante, shkruan The Guardian, përcjell Gazeta Express.

Agjencia raportoi se Japonia, dikur kolonizuese e Tajvanit, dhe Shtetet e Bashkuara me gjasë do të arrinin marrëveshje për ta filluar formulimin e një plani zyrtar në një takim të formatit 2+2 të ministrave të jashtëm dhe të mbrojtjes në fillim të vitit të ardhshëm.

Zyrtarët amerikanë, duke folur në kushte anonimiteti, kanë thënë se duke pasur parasysh që dhjetëra mijëra trupa amerikane ndodhen në Japoni dhe afërsinë e këtij vendi me Tajvanin, Japonia me gjasë do të duhej të luante një rol të rëndësishëm në rast të situatës emergjente në Tajvan.

Në Japoni ndodhen disa baza të rëndësishme ushtarake amerikane, përfshirë një në ishullin jugor, Okinaëa, që është jo larg nga Tajvani dhe që do të ishte jetike për përkrahjen amerikane gjatë një sulmi të mundshëm nga Kina.