ShBA-ja do t’i shesë 23 miliardë dollarë armë Emirateve, pavarësisht luftës në Jemen - Gazeta Express
string(82) "shba-ja-do-ti-shese-23-miliarde-dollare-arme-emirateve-pavaresisht-luftes-ne-jemen"

Lajme

Gazeta Express

14/04/2021 8:17

ShBA-ja do t’i shesë 23 miliardë dollarë armë Emirateve, pavarësisht luftës në Jemen

Lajme

Gazeta Express

14/04/2021 8:17

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, i ka thënë Kongresit se do t’i vazhdojë procedurat për shitjen e armëve në vlerë të më shumë se 23 miliardë dollarëve në Emiratet e Bashkuara Arabe. Pjesë e tyre janë edhe aeroplanët luftarakë, F-35, dhe dronët e armatosur.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se administrata do të vazhdojë me procesin e shitjes së armëve në Emiratet e Bashkuara, ndonëse po vazhdojnë rishikimi i hollësive dhe konsultimi me zyrtarët e Emirateve.

Lexo Edhe:

Administrata e presidentit demokrat i kishte pezulluar marrëveshjet e arritura nga ish-presidenti Trump me qëllim të rishikimit të tyre. Shitja e armëve në Emiratet e Bashkuara ishte realizuar si marrëveshje vetëm pak ditë para largimit të Trumpit nga pushteti.

Administrata e Trumpit i tha Kongresit në nëntor se e ka miratuar shitjen e armëve në Emiratet e Bashkuara si pjesë e marrëveshjes për normalizimin e raporteve mes Izraelit dhe Emirateve, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Disa ligjvënës amerikanë i kanë kritikuar Emiratet e Bashkuara Arabe për përfshirjen në luftën e Jemenit, konflikt që e ka shkaktuar krizën më të madhe humanitare në botë, dhe u shprehën të shqetësuar se kjo shitje mund ta shkelë garancinë e ShBA-së se Izraeli do të ketë një avantazh ushtarak në rajon.